Trajnimi për përmisimin e shkathtësive për punësim dhe prezantim është pjesë e programit të trajnimeve që organizon Fondacioni ALBIZ për stundent dhe nxënës për zhvillimin dhe përmirësimin e aftësive të tyre.

Qëllimi kryesor është që pjesmarrësit të njihen me trendet kryesore të tregut të punës, kërkesës së kompanive dhe krijimit të portfolit.

Rezultatet e pritshme:

  • Pjesemarrësit do të krijojn profilin e tyre të karrierës
  • Pjesëmarrësit do të përpilojnë CV dhe Letrën e Motivimit sipas kërkesave të kompanive dhe institucioneve publike
  •  Pjesëmarrësit do të njihen me etapat kryesore të procesit të intervistimit: faza para intervistës, gjatë intervistës dhe pas intervistës
  • Pjesmarrësit do të njihen me teknikat e intervistimit dhe ‘’gjuhës së trupit’’